Skip to content

Organizata juaj

Organizata juaj ka zgjedhur t’ju vërë në dispozicion mjetin e komunikimit SpeakUp® të zhvilluar nga People Intouch B.V. (“ne”, “neve’, “e jona/i yni”).

People Intouch B.V. e ka selinë në Holandë, në Bashkimin Evropian (BE) dhe për këtë arsye ne jemi të përkushtuar ndaj GDPR-së (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) të BE-së, e cila është një nga rregulloret më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e të dhënave personale në botë.

Kjo deklaratë e privatësisë zbatohet për ju kur përdorni SpeakUp® për të komunikuar me Organizatën tuaj.

Informacione për SpeakUp®

Nëpërmjet SpeakUp®, mund të lini një raport dhe të filloni një bisedë të sigurt dhe të mbrojtur me Organizatën tuaj brenda mjedisit të SpeakUp®.

Organizata juaj është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale nëpërmjet SpeakUp® dhe mbetet kontrolluesi i të dhënave. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me SpeakUp® dhe mënyrën se si do të përpunohen të dhënat tuaja personale, kontaktoni me Organizatën tuaj ose kontrolloni Politikën e saj të SpeakUp dhe/ose Politikën e Privatësisë. People Intouch është përpunuesi i të dhënave dhe ne e marrim seriozisht këtë rol. Kjo do të thotë që ne ju ofrojmë mënyrën e sigurt më të mirë të mundshme për të komunikuar me Organizatën tuaj.

Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Ne dëshirojmë që të ndiheni të sigurt gjatë përdorimit të SpeakUp® dhe dëshirojmë t’ju informojmë për sa vijon:

Të dhënat e ndjeshme

SpeakUp® nuk ka për qëllim të komunikojë të dhëna personale të ndjeshme si raca, të dhënat shëndetësore, pikëpamjet politike, bindjet filozofike (fetare ose ateiste etj.), orientimi seksual ose historia ligjore. Jeni të lutur që ta merrni parasysh këtë kur përdorni SpeakUp®.

Të miturit

Nëse jeni i mitur, Organizata juaj do të duhet të marrë pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve tuaj që të përdorni SpeakUp®, nëse kërkohet me ligj.

Si funksionon

Çfarë ndodh me një raport të lënë nëpërmjet SpeakUp®?

Përmbajtja e një raporti ndahet me Organizatën tuaj dhe do të përdoret e përpunohet vetëm për qëllimet për të cilat është synuar SpeakUp® nga Organizata juaj. Raportet ndahen gjithmonë me organizatën tuaj në formë të shkruar. Raportet audio transkriptohen përpara se të ndahen dhe skedari audio fshihet automatikisht. Ju mund të aktivizoni njoftimet me email ose dërgimin e njoftimeve për SpeakUp®. Mund të çaktivizoni dërgimin e njoftimeve për aplikacionin celular SpeakUp® në çdo kohë nëpërmjet cilësimeve (settings) të pajisjes suaj. Për më shumë detaje se çfarë ndodh me një raport të lënë nëpërmjet SpeakUp®, kontrolloni Politikën e SpeakUp të Organizatës suaj dhe/ose Politikën e Privatësisë.

Anonimiteti

Kur lini një raport nëpërmjet SpeakUp®, ju mund të vendosni të ndani identitetin tuaj me Organizatën ose të mbeteni anonim. Nëse ju ndani të dhëna personale në raportin tuaj, ato do të përpunohen nga Organizata juaj gjatë trajtimit të raportit.

Pse përpunohen të dhënat personale kur përdorni SpeakUp®?

Përpunimi i të dhënave personale nëpërmjet SpeakUp® është i nevojshëm:

Cilat të dhëna përpunohen?

Disa të dhëna të siguruara nga ju mblidhen automatikisht kur përdorni SpeakUp® dhe nuk do të ndahen me organizatën tuaj. Këto të dhëna përpunohen për t’ju ofruar të gjitha funksionalitetet e SpeakUp®, për qëllime vërtetimi, për qëllime njoftimi (nëse është aktivizuar; p.sh. adresa e emailit), për të krijuar një lidhje të sigurt me pajisjen tuaj dhe për të parandaluar e zbuluar kërcënimet e sigurisë ose ndonjë aktivitet tjetër keqdashës. Ky informacion nuk do të përdoret kurrë për ndonjë qëllim tjetër dhe do të ruhet vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin e synuar, përveç rastit kur kjo periudhë zgjatet për shkak të një akti të përcaktuar të aktivitetit keqdashës.

Siguria e të dhënave

People Intouch ka marrë masa të gjera për të parandaluar humbjen, keqpërdorimin ose tjetërsimin e të dhënave tuaja personale. Të gjitha të dhënat janë të enkriptuara kur transmetohen nëpërmjet faqes së internetit SpeakUp® dhe aplikacionit celular SpeakUp®. 

Kukit

Kur vizitoni faqen e internetit të SpeakUp®, përdoren kukit e sesionit për të siguruar komunikim të sigurt. Këto të dhëna të kukive të sesionit do të fshihen pas dy (2) orësh. Mund të përdorni cilësimet e shfletuesit për të fshirë, çaktivizuar ose bllokuar kukit.

Modifikimet

People Intouch dëshiron t’ju mbajë të informuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mund ta përmirësojë e ndryshojë herë pas here këtë Deklaratë të Privatësisë.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Organizata juaj është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe për garantimin e të drejtave tuaja që rrjedhin nga ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Për më shumë informacion mbi përpunimin e të dhënave personale nga Organizata juaj dhe të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi kontrolloni Politikën e SpeakUp dhe/ose Politikën e Privatësisë së Organizatës suaj.

Ndryshimi i fundit, 12 korrik 2022

***